Problems donating/sq

From the Wikimedia Foundation
Jump to: navigation, search

In other languages English  • العربية • català • čeština • Cymraeg • dansk • Deutsch • English • español • suomi • français • עברית • magyar • Bahasa Indonesia • italiano • 日本語 • македонски • മലയാളം • norsk bokmål • Nederlands • norsk nynorsk • português • română • русский • slovenščina • shqip • svenska • ไทย • Türkçe • Tiếng Việt • 中文(简体)‎


Nëse keni probleme me dhënien e kontributit ose doni të bëni ndonjë pyetje, ju lutemi, drejtohuni seksionit të “pyetjeve që bëhen shpesh” që ndodhet më poshtë. Nëse vazhdoni të keni ndonjë problem, ose ju nevojitet ndihmë që të mbikëqyrni transaksionin tuaj, atëherë, ju lutemi, na kontaktoni në donate@wikimedia.org ose telefononi në +1-877-600-9454.

Faqe bosh pasi keni dhënë kontributin tuaj ose mungon fatura elektronike e falënderimit.

Ky është një problem i njohur për në dhe teknikët tanë po punojnë për zgjidhjen e tij. Gjasat janë që kontributi juaj të jetë përpunuar, prandaj mos tentoni të kontribuoni serish. Brenda tre ditëve të punës, pasi të keni dhenë kontributin tuaj, juve do t’u dërgohet një letër elektronike falënderimi për vërtetim. Nëse juve ju nevojitet një fature në mënyrë urgjente ose nuk ju vjen fatura elektronike brenda 3 ditëve të punës, atëherë ju lutemi na kontaktoni në donate@wikimedia.org.

A është kjo faqe e sigurt?

Faqja e Fondacionit Wikimedia është shume e sigurt dhe mundësohet nga Verisign Trusted. Pasi të keni klikuar afishimet dhe lidhjet e dhënies se kontributit, faqja në të cilën ju shpien këto lidhje është e siguruar (https); informacioni është i koduar dhe përpunohet sipas standardeve më të larta të sigurisë.

Mënyra ime e preferuar për dhënien e kontributeve nuk ofrohet ende nga Fondacioni Wikimedia

Na vjen keq që për momentin nuk mund të ofrojmë mënyrën tuaj të preferuar të pagesës; gjatë mbledhjeve të tjera të fondeve në të ardhmen, ne shpresojmë që të ofrojmë mundësi më të mira për kontributet në valuta të tjera. Megjithatë, në do të dëshironim shumë të dinim se cilat mënyra kontributi përdoren më shpesh në vendin tuaj. Ju lutemi, nga dërgoni me postëe elektronike mendimin tuaj duke treguar nga cili vend vini dhe mënyrën e pagesës. Ne do të përpiqemi që t’i shtojmë këto mundësi në të ardhmen e afërt. Ndërkohë, ju lutemi, shikoni faqen tonë “Mënyra për të dhuruar” mos ndoshta ekziston një mënyrë e përshtatshme për ju në këtë moment.